Guardiola flet për Doku-n: Talent i pabesueshëm!

Guardiola flet për Doku-n: Talent i pabesueshëm!

Manchester City-n shkatërroi Bournemouth-in 6-1 në kampionat ditën e djeshme. 

Protagonisti këtë herë nuk ishte Erling Haaland, por belgu Jeremy Doku. Ai ishte heroi i ndeshjes me një gol dhe katër asiste. Pasi ka marrë çmimin si lojtari i ndeshjes, trajneri Guardiola i ka thurur elozhe.

“Është një talent i pabesueshëm. Prisnim shumë nga ai, edhe pse është shumë i ri e dimë se ka një talent të madh. Krijon gjithmonë diçka për mua, për skuadrën dhe për publikun. E di se duke aktivizuar atë, Erling dhe Julian mund të krijojmë gjithmonë diçka përpara. Këtë herë kemi shënuar gjashtë gola, kështu që gjithçka po shkon mirë”, deklaroi strategu spanjoll.

Share This