Guardiola dhe “zgjidhja” për Arsenalin: Duhet të vrisnim ndonjërin!
Josep Guardiola ka lënë të kuptohet se ka vuajtur shumë gjatë ndeshjes mes Cityt dhe Arsenalit.
Në përfundim të duelit ai ishte i frustruar nga mënyra se si kishte zgjedhur Arteta të luante në “Etihad Stadium”.
“Unë e vlerësoj ekipin tim, kemi luajtur siç dimë dhe them se kemi dhënë maksimumin edhe pse nuk arritëm që të fitonim.
Arsenali luajti shumë në mbrojtje dhe ne nuk arritëm që të bënim pasime decizive në zonën kundërshtare.
Zgjidhja? Nuk kemi çfarë të bënim tjetër. Vetëm nëse do të kishim vrarë ndonjë ose ata të luanin me 9 lojtarë”, tha Guardiola.