Guardiola: City-Real është bërë traditë, kemi përballë “mbretërit” e Evropës

Guardiola: City-Real është bërë traditë, kemi përballë “mbretërit” e Evropës

Pep Guardiola reagon pas rezultatit të shortit të Championsin, që e vendosi skuadrën e tij kundër Realit të Madridit për të tretin vit radhazi.

Kampionët në fuqi do të përballen me rekordmenët e kompeticionit. Të dy klubet janë takuar në gjysmëfinale në dy vitet e fundit, me Realin që fitoi në vitin 2022, por City u hakmor për atë eliminim me një fitore 4-0 në “Etihad Stadium” sezonin e kaluar.

“Duket si një traditë e vogël, tre vjet me radhë luajmë me “mbretërit” e kompeticionit”, tha deklaroi Guardiola. “Shpresojmë se mund të arrijmë në një moment të mirë, por ka ende disa javë para ndeshjes së parë në Madrid. Nuk është e nevojshme të thuhet se çfarë është Reali i Madridit në këtë kompeticion. Kur luan në fazat e fundit, luan kundër skuadrave më të mira në Evropë. Por të gjithë kundërshtarët janë vërtet të ashpër, të gjithë e dinë këtë. Ne ishim të emocionuar para shortit sepse është një privilegj sa herë që jemi këtu. Është një garë e veçantë.”

Prioriteti i momentit për City-n është ndeshja çerekfinale e FA Cup kundër Newcastle, të shtunën. Do të jetë hera e katërt që dy klubet do të përballen me njëri-tjetrin këtë sezon, me City-n që i ka fituar të dyja takimet e Premier League-s, por Magpies mbizotërojnë në Carabao Cup.

“Që tani e tutje, deri në fund të sezonit, ne kemi nevojë në çdo ndeshje në shtëpi për mbështetjen e tifozëve tanë, siç e patëm kundër (Manchester United).”

City do të jetë pa lojtarët kryesorë Kevin De Bruyne dhe Ederson, por Jack Grealish është rikthyer në garë pasi humbi gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit për shkak të problemeve në ijë.

Share This