Guardiola: Bayern, sfida më e vështirë e karrierës sime
Pep Guardiola ka arritur sukses kudo që ka shkuar, megjithatë ka pasur disa sfida që janë më të vështira për t’u kapërcyer se të tjerat.
Ky është rasti i Bayern Munichut, i cili e ka parë të fitojë tre kampionate radhazi, dy Kupa të Gjermanisë, një Superkupë Evropiane dhe një Botëror për Klube, por që nuk e ka parë asnjëherë të shkojë përtej gjysmëfinaleve të Champions League.
Trajneri katalanas foli për këtë në një intervistë për Dazn duke folur për situatën në Gjermani.
“Mendoj se ishte sfida më e vështirë e karrierës sime – zbuloi Guardiola -. Ishte shumë e komplikuar të shkoja në Gjermani pas asaj që Jupp kishte bërë Heynckes”.