Guardiola: Arteta ia ka kthyer lavdinë e dikurshme Arsenalit

Guardiola: Arteta ia ka kthyer lavdinë e dikurshme Arsenalit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në prag të përballjes Arsenal-Man City, e ka lavdëruar homologun e tij, Mikel Artetan.

“Topçinjtë” dhe kampionët në fuqi të Anglisë, do të përballen nesër pasdite në kryederbin e kësaj fundjave në Premierligë.

Sipas Guardiolës, Arteta ia ka rikthyer lavdinë e dikurshme Arsenalit.

“Ata luftuan për të titull të kampionit sezonin e kaluar, por nuk ia dolën”, u tha Guardiola gazetarëve.

“Arsenali është kthyer aty ku ishte, aty kur dikur ‘luftonte’ me skuadrën e Sir Alex Ferguson. Kur erdha këtu ata nuk ishin lart dhe tani janë rikthyer”, ka theksuar strategu spanjoll.

“Përparimi që ata kanë bërë është i jashtëzakonshëm”, ka përfunduar Guardiola.

Arteta dikur ishte asistent i Guardiolës tek kampionët në fuqi të Anglisë.

Share This