
Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer
“Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë të veçantë kur mbërrita. Do të ha një darkë të këndshme sonte… dhe nesër, të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë më mirë”.
Kështu e nisi konferencën Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Champions League kundër Real Madridit. Me një 3-2 për të përmbysur dhe mu në Santiago Bernabeu, shtëpia e Blancos.
Ancelotti tha se nuk beson që ju keni 1% mundësi…
“A më beson ti? Jo? Sa mendon se kemi? Më shumë? Ke të drejtë, këtë herë të kam gënjyer (qesh). E bëra atë koment sepse në Angli ishim praktikisht jashtë… por me kalimin e ditëve, njeriu ngjallet”.
Si janë Haaland dhe Grealish?
“Janë me ne, do të shohim nesër. Por është mirë që ata janë këtu. Çfarë do të duhet për t’u rikthyer? Duke luajtur një ndeshje pothuajse perfekte. Rezultati nuk ishte i mirë… dhe këtu ne pothuajse gjithmonë kemi ardhur me rezultate shumë të mira. Por ne do të duhet të sulmojmë, të provojmë. Nesër do të jetë si të shkojmë në Anfield ose Barcelonë, do të duhet të luajmë një ndeshje pothuajse perfekte për të fituar”.
A mund të jetë kjo ndeshja juaj e fundit në Champions me Cityn?
“Nuk e di. Kemi shumë për të bërë, kemi shumë përpara. Por sigurisht, nëse nuk kalojmë… mund të jetë ndeshja ime e fundit. Vendimi nuk është i imi”.
Si luhet në një mbrëmje të tillë?
“Duhet të jesh vetvetja, me guxim. Nëse jo… mund të humbasësh, por duhet ta bësh duke qenë vetvetja. Nesër do të jemi dy skuadra të shkëlqyera dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.