Grupi H, Barcelona kërkon të vazhdojë kryesimin, Porto e sheh Antverpin si “thasë me pikë”

Grupi H, Barcelona kërkon të vazhdojë kryesimin, Porto e sheh Antverpin si “thasë me pikë”

Barcelona kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive në Champions League, teksa ditën e martë, duke filluar nga ora 18:45 do të përballet me Shakhtar Donetsk, sfidë që do të luhet në Gjermani në stadiumin Folksparkshtadion të Hamburgut.

Ekipi katalanas kërkon të marrë fitoren e katërt në grupin H dhe të vazhdojë kryesimin.

Pavarësisht rekordit të tyre dominues në përballjet direkte, Barcelona kurrë më parë nuk e ka mposhtur Shakhtarin dy herë në fazën e grupeve të Uefa Champions League.

Në rast se ekipi katalanas fiton, do të jetë hera e tretë që Barcelona merr një sukses në katër ndeshjet e para të grupit të Champions League, ndërkohë që do të regjistrojë edhe fitoren e 11-të kundër skuadrave ukrainase.

Shakhtar Donetsk nën drejtimin e trajnerit të ri Marino Pushiç ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 3 pikëve dhe do të kërkojë të përmirësojë statistikat, pasi ka humbur pesë nga shtatë takimet e tyre, numri më i madh i disfatave kundër një klubi të vetëm.

Pasi fitoi dy nga tre ndeshjet e para të Champions League, Porto e di se një fitore ndaj Antverpit do rriste kuotat për kalimin e grupit. Ekipi ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares Arbnor Muja, ekipi belg nuk ka fituar asnjë ndeshje duke pësuar 12 gola, më së shumti nga çdo skuadër në tre ndeshje të zhvilluara.

5 gola të pësuar ndaj Barcelonës, katër ndaj Portos e tre ndaj Shakhtarit, janë numrat e Antverp, dhe objektivi i vetëm është që ekipi drejtuar nga Van Bommel të pësojë sa më pak.

Share This