Grupi A: Manchester United, fitorja mund të mos vlejë
Manchester United vjen në ndeshjen e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me fatin e tyre jashtë kontrollit pas një paraqitje të mjerueshme në këtë veprimtari, kur kanë grumbulluar vetëm 4 pikë dhe ndodhen në vendin e fundit në grupin A.
Në sfidën e fundit Djajtë e Kuq duhet të mundin Bayern Munich tashmë të kualifikuar, dhe shpresojnë gjithashtu që ndeshja tjetër e Grupit A mes Kopenhagës dhe Galatasarayt të përfundojë në barazim, nëse duan të arrijnë në fazën e 16-shes së Ligës së kampioneve.
Por ky duket një mision shumë i vështirë për t’u arritur duke pasur parasysh formën jokonsistente të futbollistëve që drejton Erik ten Hag. Ndaj për t’ia arritur kësaj, lojtarëve të Manchester United iu duhet një përmirësim dramatik, që të fitojnë në Old Trafford dhe të arrijë në fazën e 16-shes në Ligën e kampioneve.
Ndoshta ata mund të gjejnë një fije shprese nga forma jo e mirë që po kalon Bayern Munichut, pas humbjes së fundit në kampionat 5-1 me Eintracht Frankfurt. Por Bayerni do të kërkojë të zgjasë periudhën e rekordit të tij të jashtëzakonshëm kur prej 39 ndeshjesh është i pamposhtur në fazat e grupeve të Ligës së Kampioneve, me 35 fitore dhe 4 barazime.
Ndërsa Mancester United ka një tjetër statistikë teksa nuk është mundur prej 11 ndeshjesh në fushën e vet nga kundërshtarët gjermanë me 8 fitore dhe 3 barazime.