Gruaja e yllit të Interit: Çdo ditë ia kushtoj vetes një orë për të ushtruar dhe kontrolluar telefonin
Agustina Gandolfo është bashkëshortja e një futbollisti të Interit, Lautaro Martinez.
Agus, siç e nohin të gjithë është 28 vjeçe dhe një modele e suksesshme, trajnere fitnesi dhe sipërmarrëse, si dhe nënë e dy fëmijëve.
Dhe para lindjes së të dytit, Agustina u martua me Lautaro Martinez, sulmuesin e Interit dhe kombëtares së Argjentinës, me të cilin është në një lidhje të lumtur që nga viti 2016.
Lautaro dhe Agustina u martuan në maj të këtij viti.
Në fillimet e karrierës së tij, Martinezit iu dha pseudonimi ‘El Toro’ në vendlindjen e tij, që do të thotë ‘Demi’, për shkak të agresivitetit, shkathtësisë, mentalitetit fitues dhe presionit të palodhur ndaj kundërshtarëve në fushë.
Lautaro fiton 184,000 funte në javë në Inter dhe Agustina fiton një pasuri vetë, kryesisht nga miliona abonentë në kanalet e saj të mediave sociale, të cilëve u pëlqen ta shikojnë stërvitjen e saj.
“Jam e rraskapitur mendërisht me dy fëmijë. Çdo ditë ia kushtoj vetes një orë për të ushtruar dhe kontrolluar telefonin”, ka thënë Agustina Gandolfo.