“Griezmann, shembull i një lojtari të përkryer”

“Griezmann, shembull i një lojtari të përkryer”

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka lavdëruar yllin e Atletico Madridit, njëhërit sulmuesin e Kombëtares franceze, Antoine Griezmann.

Sipas strategut francez, bashkëkombësi i tij, është një shembull i një lojtari të përkryer.

Deschamps mendon se është e mrekullueshme që një ekip ta ketë në radhët e veta një lojtar si reprezentuesi i “Gjelave”.

“Është e mrekullueshme për atë ekip që e ka atë në skuadër. Ai është një shembull i një lojtari të madh”, ka thënë Deschamps.

“Unë e kam shoqëruar atë prej shumë vitesh. Kemi krijuar marrëdhënie njerëzore dhe  kam shumë besim të ai. E di se çfarë i detyrohem dhe çfarë ka bërë në fushë për këtë ekip”, ka thënë Deschamps.

Share This