Griezmann: Ndeshja me Interin do të jetë e mërzitshme për tifozët

Griezmann: Ndeshja me Interin do të jetë e mërzitshme për tifozët

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka folur për përballjen me Interin.

Madrilenët dhe skuadra “Nerazurre” do të ballafaqohen në mesin e muajit shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Asi francez mendon se dueli mes Atletico Madridit dhe Interit, do të jetë një ndeshje e mërzitshme, sepse sipas tij, të dy skuadrat janë të barabarta dhe punojnë shumë pa top.

“Mendoj se ndeshja do të jetë pak e mërzitshme për tifozët pasi do të përballen dy skuadra që janë të barabarta dhe që punojnë shumë pa top. Pres një ndeshje të mirë për lojtarët në fushë, e më pak për spektatorët”, ka thënë Griezmann.

Share This