Grenell shpërndan reagimin e Ramës ku kritikohet ashpër “gjykata e turpshme” e Hagës për vendimin ndaj Thaçit

Grenell shpërndan reagimin e Ramës ku kritikohet ashpër “gjykata e turpshme” e Hagës për vendimin ndaj Thaçit

Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili vdiq të dielën mbrëma.

Grenell shpërndau në rrjetin social X, postimin ku e Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”, shkroi Rama.

Share This