
Grenell përmend Jack Smithin, kërkon që të ndalet burgimi i padrejtë i Thaçit në Hagë
Richard Grenell, i dërguar për misione të veçante i presidentit amerikan Donald Trump, e ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë.
Ai tha se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë.
“Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë”, deklaroi Grenell.
Grenell theksoi se jo vetëm evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit.
“Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”, deklaroi misionari special i ShBA-së.
“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, theksoi ai duke ia vendosur postimit edhe një hashtag me emrin e ish-kryeprokurorit të Hagës, Jack Smith.