Granit Xhaka thyen rekorde në fitoren e Bayer Leverkusen – numri i pasimeve të tij është thjeshtë i jashtëzakonshëm
Bayer Leverkusen ka marr një fitore të madhe ndaj Wolfsburg me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 25-të të Bundesligas.
Golat për aspirinat në këtë përballe i shënuan Nathan Tella dhe Florian Wirtz, ndërsa Granit Xhaka kishte paraqitje të jashtëzakonshme.
Mesfushori kryesor i ekipit luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa kishte 174 prekje të topit.
Edhe sa i përket pasimeve ai ishte i jashtëzakonshëm pasi nga 165 ai kompletoi 161 sosh, një numër shumë i madh që rrallë arrihet në futbollin modern. Madje 87 nga 89 i kishte në fushën e kundërshtarit, rekord që nuk e ka arritur asnjë lojtarë asnjëherë nga sezoni 2015/16.
Xhaka kishte po ashtu dy gjuajtje në kuadrat dhe dy spastrime nga zona, ndërsa shtoi edhe tri pasime kyçe për bashkëlojtarët.
Bayer Leverkusen mori fitoren e 21-të në Bundesliga, ndërsa ka 67 pikë, dhjetë më shumë se sa Bayern Munich.