Granit Xhaka sulmon Arsenalin: Nuk më respektuan
Këtë verë Granit Xhaka u largua nga Arsenali, klub me të cilin u aktivizua për 7 sezone në kampionatin anglez.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, u kthye në Bundesligë, duke iu bashkuar projektit të teknikut Xabi Alonso, që për momentin po dominon elitën gjermane.
Por duket se marrëdhënia mes lojtarit dhe “Topçinjve” nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe gjashtë muaj pas largimit të tij nga Premier League, Xhaka ka folur për raportin me klubin në një intervistë për “The Atlethic”.
“Arsenali tregoi mungesë respekti ndaj meje edhe kur isha kapiten i skuadrës. Ishte e qartë që klubi donte të lirohej nga unë. Të gjithë përveç Artetës kërkonin këtë gjë. Kisha vendosur të largohesha nga klubi me zemër dhe shpirt, por ishte Mikel ai që më tha që donte që unë të qëndroja”, ka thënë Xhaka.