Granit Xhaka i jashtëzakonshëm, shifra më të mira sesa Toni Kroos
Mesfushori Granit Xhaka mori nocionin e “të padëshiruarit” tek Arsenali, aty ku marrëdhëniet e tensionuara me tifozët bënë bujë, sikurse luhatjet e tij me formën.
Por kalimi te Bayer Leverkuse duket sikur e ka rilindur futbollistit zviceran, por me origjinë kosovare.
Ai nuk ka reshtur së vrapuari me “aspirinat” në Bunndesligë, 27 ndeshje. Por në bazë të statistikave të përftuara në këtë segment prezencash, konkluzionet lënë me gojëhapur edhe kritikët më të mëdhenj.
SHIFRAT – Xabi Alonso, në sezonin 2014-2015, zhvilloi cikël mbresëlënës, aq sa vendosi rekord në ligën gjermane përsa i takon saktësisë në pasime, 2.470 nga 2.740, e sintetizuar në mesataren 90.1%. Ka kaluar thuajse një dekadë nga kjo e dhënë “anormale” e Xabit që Granit Xhaka të thyente “mentorin” e tij.
PASIME PËRCAKTUESE – Xhaka filtron me shumë pasime në të tretën e fundit të fushës, konkretisht 328 të tilla, duke lënë në plan të dytë Toni Kros. “Regjisori” i Real Madrid nuk e kalon kuotën e 293. Edhe pse vështrohet si e paimagjinueshme krahas ekipit ku aktivizohet dhe rëndësisë në lojë, Rodri i Mançester Cityt nuk shkon më shumë sesa 277 pasime koncize në këtë distancë të fushës.
KONTAKTI ME TOPIN – Kanë kaluar 27 javë nga nisja e Bundesligës dhe Xhaka në këtë hark takimesh ka pasur kontakt me sferën 3.114 raste, asnjëri nuk ka bërë më mirë sesa ai. Dominanca e Granitit evidentohet edhe me pasime të mira, 2.859 ekuivalente e 92.2%. I pakonkurrueshëm në kategorinë e pasimeve në “top 5” ligat kryesore, madje më lart sesa Rodri, Deklan Rais apo Kroos.
Nëse iu referohemi kilometrave të përshkruara në kampionat, Xhaka qëndron i pari me 317.9, numër vërtet për t’u admiruar nëse marrim parasysh moshën dhe impenjimin në ekip.