Granit Xhaka gjithnjë e me afër Milanit

Granit Xhaka gjithnjë e me afër Milanit

Eksperiencë dhe personalitet në mesfushë, kjo është ajo që kërkon Max Allegri në këtë aventurë të tij të dytë në Milano.

I qartë mbi kërkesat e trajnerit, Igli Tare është vënë në lëvizje për t’i plotësuar dëshirat, objektivi i tij kryesor është kthyer Granit Xhaka.

Drejtori Sportiv i “djallit” ka marrë pëlqimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Xhaka ka thënë “Po”, por tani detyra e tij më të vështirë është të bind “aspirinat” të lënë të lirë prishtinaliun.

Leverkuseni vlerëson kartonin e Xhakës me 12 milionë euro, por me “Po” e lojtarin në “xhep”, Tare po përpiqet të ul kostot e këtij transferimi.

Gjithsesi, në këtë rast, klubi gjerman është në pozita komode për të negociuar pasi Xhaka është nën kontratë deri në 2028. Leverkuseni gjithashtu ka shfaqur interesim për Malick Thiaw, Tare është i vetëdijshëm për këtë, për këtë arsye palët mund të përfshihen edhe në një shkëmbim lojtarësh.

Në të njëjtën kohë, mbetet e hapur pista Luka Modriq, palët kanë gjetur një akord total, por për vizitat mjekësore, duhet pritur përfundimi i Botërorit për Klube, ku Modriq është i angazhuar me Real Madrid. Mesfushori kroat kërkon t’i bëj një mbyllje me lavdi aventurës së tij me Real Madrid. Nuk ka asnjë dyshim për këtë pjesë, Modriq më pas do të vesh fanellën kuqezi pasi palët kanë gjetur preh kohësh akordin ndërmjet tyre.

Share This