Granada ndal Barcelonën

Granada ndal Barcelonën

Barcelona nuk ka mundur të marrë më shumë së një pikë në udhëtim tek Garanda.

Granada e Uzunit dhe katalonasit luajtën baras 2-2, të dielën në kuadër të La Ligës.

Të besuarit e Xavi Hernandez e kontrolluan më mirë lojën, veçmas në pjesën e dytë, megjithatë, jo edhe sa për ta fituar ndeshjen.

Martinez (1’, 29’), shënoi dygolësh për skuadrën nikoqire, ndërsa Yamal (45’) dhe Roberto (86’), u përkujdesën për barazimin e Barcelonës, edhe pse këta të fundit përmes Joao Felix shënuan edhe golin e tretë, megjithatë, VAR e anuloi golin e portugezit.

Pas këtij barazimi, Barcelona zë vendin e tretë me 21 pikë, kurse, Granada është e parafundit me vetëm gjashtë pikë.

Share This