“Goli? Merita e Dajës”, Trashi: Kishte një problem të madh ndeshja e sotme…
Lorenc Trashi realizoi një eurogol në suksesin 2-0 të Ballkanit përballë Lincolnit, ekipit nga Gjibraltari.
“Sallaksi” i skuadrës kampione të Kosovës, theksoi për SuperSport se ai gol ishte përgatitur nga trajneri Ilir Daja në stërvitje.
“Goli? Diçka e papritur për mua, por ishte i punuar gjatë javës. Trajneri Daja, dihet, punon gjithmonë me këto skema. E realizuam me sukses.
Konkurrenca? Unë i mirëkuptoj të gjithë, kështu ndodhi kur erdha këtu. Kondicioni im nuk ishte në atë që kërkonte trajneri. Prita kohën time, trajneri më besoi dhe e kam shfrytëzuar shumë mirë, besoj.
Ndeshja? E dinim që do të ishte e vështirë. Opinioni, tifozët dhe të gjithë, menduan se do të jetë ndeshje e lehtë… Por, për mua nuk ka ndeshje të lehta.
Të gjithë lojtarët duhet të tregojnë veten dhe të japin maksimumin. Do të jetë ndeshje e vështirë edhe atje. Të fokusohemi në kampionat. Pastaj të mendojmë për Lincolnin. Ndeshje e vështirë, por shpresoj ta kalojmë“, përfundoi anësori i majtë.