Goli më i bukur i eliminatoreve, Shqipëria konkurron me dy realizime spektakolare

Goli më i bukur i eliminatoreve, Shqipëria konkurron me dy realizime spektakolare

UEFA ka hapur votimin për golin me të bukur të eliminatoreve të Europianit ‘Gjermani 2024, teksa mes kandidatëve janë edhe dy futbollistë të Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani.

Goli i sulmuesit kuqezi në sfidën ndaj Polonisë në Tiranë dhe ai i mesfushorit që luan me Interin, në transfertën ndaj Ishujve Faroe, janë mes 10 golave që konkurrojnë për ‘më të bukurin’ e eliminatoreve të Europianit.

Vlen të theksohet se Shqipëria është përfaqësuesja e vetme që përfaqësohet me dy gola në votim, teksa 10-shja kompletohet nga slloveni Vipotnik, kazaku Tagybergen, belgu Trossard, turku Akgun, anglezi Bukayo Saka, azeri Makhmudov, francezi Mbappe dhe Ëolfinger nga Lihtenstejni.

Edhe tifozët shqiptarë mund të thonë fjalën e tyre në votim, për të mbështetur dy futbollistët kuqezi në linkun më poshtë…

Share This