Goli i shënuar në finalen e Champions, Vinicius barazon rekordin e Lionel Messit
Vinicius Junior ka barazuar një rekord historik të Lionel Messit, për sa i përket përfshirjes në golat e shënuar në fazën me eliminim të Champions, para se të mbush 24-vjeç.
Ylli brazilian ka qenë i përfshirë direkt në 22 gola të shënuar me 11 realizime dhe 11 asistime. I vetmi lojtar që kishte arritur ta realizonte këtë statistikë para se të mbushte 24-vjeç ishte Lionel Messi, ndërkohë që tashmë edhe braziliani është duke ecur në gjurmet e argjentinasit që shkroi historinë me Barcelonën.
Vlen të theksohet fakti se Vinicius në finalen e sotme realizoi golin e dytë që “vulosi” triumfin e madrilenëve.