Goli i Asanit kundër Polonisë zgjidhet më i bukuri i raundit të gjashtë
Goli i Jasir Asanit i realizuar kundër Polonisë në ndeshjen e javës së kaluar është zgjedhur më i bukuri i xhiros.
Ka qenë vetë UEFA që ka njoftuar se goli i reprezentuesit shqiptar ka qenë një nivel më lart se golat e tjerë të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
Përzgjedhja e shtëpisë evropiane të futbollit është bërë përmes votimit.
Asani shënoi në minutën e tridhjetëe shtatë për epërsinë 1-0, pasi paraprakisht prano një top nga Hysaj. Ai bëri një gjuajtje të fortë nga distanca me të majtën e tij duke lënë të gjithë gojëhapur.
Shqipëria pas fitores ndaj Polonisë kryeson grupin dhe tashmë pothujase është kualifikuar në Evropian.