Golden State ‘shpartallon’ Milwaukeen, dorëzohen Lakersat
Skuadra e Golden State arriti një fitore fantastike ndaj Milwaukee me shifrat 125-90.
Antetokounmpo realizoi 23 pikë Bucks, por që s’mjaftuan për të fituar. Stephen Curry me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors.
Sacramento fitoi me rezultat 130-120 duelin direkt për një vend në “play-off” me Lakersat. Ndeshje me rivalitet ku për miqtë u dallua Fox me 44 pikë. Ndërsa 60 pikët e dyshes Hachimura-James mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Clippersave, që mundi me rezultat 122-116 Houstonin. Leonard me 28 pikë ishte lider në fushë për kalifornianët, ndërkohë që për teksanët nuk mjaftoi “triple double” (23 pikë, 19 rebound, 14 asistime) i Sengun.
Fitore në sekondat e fundit për Chicagon, që mundi me rezultat 119-117 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua DeRozan me 29 pikë. Fiton edhe Memphisi, që mposhti me rezultat 115-109 Philadelphia, ku vendimtar ishte Jackson me 30 pikë e 11 rebound.
Rezultatet
Washington – Orlando 109-119
Atlanta – Cleveland 112-101
Houston – Clippers 116-122
Philadelphia – Memphis 109-115
Utah Jazz – Chicago 117-119
Golden State – Milwaukee 125-90
Portland – Oklahoma 120-128
Lakers – Sacramento 120-130