Gol për pesë minuta, Ibrahimovic me origjinë shqiptare shënon për Frosinonen
Arijon Ibrahimovic, sulmuesi me origjinë shqiptare e nisi si titullar ndeshjen e Kupës së Italisë mes Torinos dhe Frosinones.
Vetëm 17-vjeç, por sulmuesi i huazuar në Itali nga Bayern Munich, tregoi personalitet dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e pestë me një goditje preçize brenda zone.
Kujtojmë se Ibrahimovic ende nuk e ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë në të ardhmen teksa ka tre mundësi, Shqipërinë, Kosovën dhe Gjermaninë aty ku ka lindur.