Gol në sekondat e fundit, Barcelona fiton ndaj Sociedadit

Gol në sekondat e fundit, Barcelona fiton ndaj Sociedadit

Ndeshje për infarkt për tifozët e Barcelonës.

Katalonasit triumfuan 0:1 në udhëtim ndaj Real Sociedadit tek në sekondat e fundit të ndeshjes.

Gjatë tërë ndeshjes, Real Sociedad kishte rastet dhe pati mundësi të mira shënimi, por pritjet e Ter Stegen e mbajtën në lojë Barcelonën.

E në sekondat e fundit të ndeshjes, një asist perfekt i Gundogan për Araujon i cili shënoi me kokë, ia dha tri pikët katalonasve.

Kësisoj, Barcelona tani shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e tretë, një më pak se Real Madridi që luan nesër, dhe katër më pak se Girona që është duke i prirë renditjes tabelare, shkruan Express.

Në anën tjetër, Real Sociedad mbetet në vendin e gjashtë me 19 pikë gjithsej.

Share This