Gol i pabesueshëm i mesfushorit dardan, i denjë për “Çmimin Pushkash”
Një gol për Çmimin Pushkash, që shënohet nga një shqiptar. Florent Muslija, futbollist i Paderbornit në Bundesligën e dytë, ka realizuar këtë të shtunë golin më të bukur të karrierës, pse jo të denjë për të fituar edhe çmimin e golit të vitit.
Në minutën e tetë të takimit me St. Paulin, 25-vjeçari, pasi kuptoi se portieri kundërshtar kishte braktisur portën, goditi nga mesi i fushës, duke shënuar një gol të rrallë.
Sa i përket kronikës së ndeshjes, rezultati përfundimtar ishte 2-2, pasi miqtë përmbysën rezultatin me Eggestein dhe Irvine, para se Bilbija të rikthente ekuilibrin në rezultat.