Gol i jashtëzakonshëm nga Granit Xhaka, Leverkusen në epërsi ndaj Kaiserslautern pas 45 minutave të parë

Gol i jashtëzakonshëm nga Granit Xhaka, Leverkusen në epërsi ndaj Kaiserslautern pas 45 minutave të parë

Ylli kosovar me nënshtetësi zvicrane, Granit Xhaka, po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë, duke bërë paraqitje fantastike ndeshje pas ndeshje me Bayer Leverkusen.

Xhaka që fitoi Bundesligën me Leverkusen dhe deri para pak ditësh ishin skuadra e vetme pa humbje në të gjitha garat këtë sezon, është duke luajtur në finale të Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslautern.

Pjesa e parë në Olympiastadion ka përfunduar me epërsinë 1:0 të Leverkusenit, me golin e jashtëzakonshëm të shënuar nga Granit Xhaka në minutën e 17-të nga një distancë e largët.

Leverkuseni do të luajë 45 minutat në vazhdim me një lojtar më pak, pasi Odilon Kossounou mori kartonin e kuq pas dy të verdhëve.

Kampioni i Gjermanisë e humbi finalen e Ligës së Evropës nga Atalanta, duke pësuar humbjen e parë sezonale dhe duke humbur mundësinë për ta mbyllur sezonin pa humbje, kështu ata deri në fund mund mund të kenë vetëm dy trofe dhe jo një tripletë shumë të dëshiruar.

Share This