Gol dhe fitore, ylli dardan protagonist në Turqi
Florian Loshaj shënon në Superligën turke.
27-vjeçari nga Drenica, pjesë e përfaqësueses së Kosovës, shënoi në fitoren 0-3 të Istanbulsporit përballë Hatayasporit.
Mesfushori mori një pasim nga Laurentino, “ish”-i i Egnatias në Superiore (humbi penallti në pjesën e parë) në minutën e 68’. Dhe zhbllokoi rezultatin.
Miqtë shënuan edhe dy herë të tjera në minutat e mbetura. Ky ishte goli i pestë sezonal në kampionat për Loshajn.