
Gol dhe asist në Kroaci, Hoxha zgjidhet lojtari i ndeshjes
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha duket se ka gjetur formën e tij më të mirë në Kroaci.
Reprezentuesi i Shqipërisë që luan për Dinamon e Zagrebit, ka shënuar gol dhe ka asistuar në duel Sibenikun.
26-vjeçari u fut në fushë si zëvendësues në sfidën kundër Sibenikut dhe 15 minuta më vonë shënoi golin e dytë për skuadrën e tij. Hoxha dha edhe asistin e golit të tretë.
Falë paraqitjes në fushën e blertë, Hoxha u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore, që i dha notën 8.2.