Goditje e rëndë për Milan, mbrojtësi operohet dhe kthehet pas katër muajsh
Goditje e rëndë për Milan me kuqezinjtë që humbasin shërbimet e Pierre Kalulu për katër muaj.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Milan bëri të ditur se francezi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në Finlandë për shkak të problemit në këputjen e tendinës në këmbën e majtë.
Koha e rikuperimit pritet të jetë katër muaj dhe kështu mbrojtësi do të mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2024.
Një telash më shumë për trajnerin Stefano Pioli teksa dëmtimet në këtë fillim të sezonit kanë qenë një problem i madh për Milanin.
Me Kalulun që do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, i takon dyshes Tomori dhe Thiaë të marrin më shumë përgjegjësi në repartin difensiv të kuqezinjve.