Goditet Barcelona? De Jong pritet të mungojë deri në nëntor
Frenkie de Jong mund të mungojë deri në nëntor pasi që ka pësuar një lëndim në fitoren e Barcelonës kundër Celta Vigos me rezultat 3-2 të shtunën në mbrëmje.
Holandezi u zëvendësua pas gjysmë ore vonë për shkak të një problemi që pati në gju.
Sipas asaj që raporton SPORT, gjendja është më e vështirë së sa është menduar fillimisht për De Jong dhe ai tani pritet që të mungojë deri në nëntor.
Barcelona arriti që të fitojë tri pikë pa holandezin, por lëndimi i tij është një shqetësim i madh pasi që skuadrës i mungon edhe Pedri, i cili nuk pritet të kthehet deri pas ndeshjeve të Kombëtarëve në tetor.
Me ndeshjet kruciale që pritet të ndodhin në vjeshtë si ajo kundër Portos dhe Real Madridit muajin e ardhshëm, humbja e De Jong, i cili ka pasur paraqitje fenomenale deri me tani këtë sezon, është një goditje e madhe për skuadrën e Barcelonës dhe Xavin, shkruan Express.
Barcelona do të këtë një ndeshje jashtë kundër Mallorcas të martën më 26 shtator. Megjithatë, ata do të duhet të udhëtojnë pa dy mesfushorët e tyre kryesor, Pedri dhe De Jong.