Godet Man City, 81 milionë euro për Paqueta-n

Godet Man City, 81 milionë euro për Paqueta-n

Manchester City ka bërë një ofertë prej 81 milionë eurosh në një tentativë për të nënshkruar me mesfushorin e West Hamit, Lucas Paqueta, bën të ditur mediumi brazilian “ge globo”.

Thuhet se West Hami nuk dëshiron ta humbasë edhe një tjetër lojtar të rëndësishëm, pas shitjes së Declan Rice te Arsenali, por një ofertë më e lartë se 81 milionë euro mund t’ia ndryshojë mendjen “Çekanëve”, raporton lajmi.

Paqueta ka shënuar katër gola në sezonin e tij debutues në Premier Ligë, dhe ishte një pjesë kyçe e skuadrës së David Moyes që e fitoi trofeun e Ligës së Konferencës.

Braziliani ka kaluar vetëm një sezon me West Hamin, pasi që u transferua nga Lyoni verën e kaluar për një shifër rekorde të klubit prej 61 milionë eurosh.

Share This