Godet Llapi, blen yllin e Dritës
Nënkampioni i Kosovës Llapi, ka nisur t’i përforcojë radhët e veta.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, e ka siguruar transferin e parë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Dritës, Blend Baftiun.
Lajmin për “Klankosova.tv” e ka konfirmuar drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella.
“Po, kemi arritur marrëveshje. Mund ta konfirmoj, së shpejti pritet edhe zyrtarizimi”, ka thënë Zhdrella.
Baftiu edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit nga Gjilani, duke shënuar 10 gola dhe realizuar pesë asistime në të gjitha garat, por nuk arriti të fitojë asnjë trofe.
Ai më herët pjesë e Ballkanit, me të cilin fitoi titullin kampion të Superligës.
26-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për dy ekipet e kryeqytetit, Prishtinën e Flamurtarin.