Gliha: Kosova gati kundër Andorrës

Gliha: Kosova gati kundër Andorrës

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka thënë se Kosova ka bërë përgatitjet e duhura për të zbritur në fushën e lojës mbrëmjen e të enjtes për t`u përballur me Andorrën.

Ndeshja e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45, sipas trajnerit të Kosovë, nuk pritet të jetë e lehtë.

Gliha në një konferencë për media të mbajtur një ditë para ndeshjes e ka përshkruar Andorrën si skuadër me mentalitet të fortë.

“Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre. Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës. Duhet të shohim si po shkojnë gjërat nesër. Ne jemi gati për këtë takim”, ka thënë trajneri slloven.

Futbollisti i Kosovës, Albion Rrahmani ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët nuk do të kursehen për ta nxjerrë më të mirën.

“Nesër na pret një ndeshje e vështirë. Do ta japim maksimumin gjithë lojtarët. Do ta ndihmojë ekipin në objektivat e saj. Besoj se do të kthehemi aty ku e kemi vendin. Është ndeshje e rëndësishme për ne”, ka thënë Rrahmani.

Në Grupin që kryesohet nga Zvicra, Kosova gjendet në pozitën e pestë, ku në gjashtë ndeshje ka barazuar katër herë dhe ka humbur dy herë, si dhe nuk ka fituar asnjëherë. Andorra gjendet në pozitën e fundit në tabelë, me dy barazime dhe katër humbje nga gjashtë ndeshje.

Share This