Glauk Konjufca për formimin e qeverisë së re: Besoj se i kemi numrat

Glauk Konjufca për formimin e qeverisë së re: Besoj se i kemi numrat

Glauk Konjufca ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, i ka numrat për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se presin që fillimisht të formohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës e pastaj qeveria e re. “Krejt çka presim është që të themelohet Qeveria e Republikës së Kosovës. Fillimisht duhet të konstituohet parlamenti. Besoj se i kemi numrat”, ka thënë Konjufca të martën, raporton INDEKSONLINE.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 15 mars, LV-ja ka fituar 42.30 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate me 7.06 për qind.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë ka siguruar 4.26 për qind të votave.

Me këto përqindje, LV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

Share This