Gjyqtarët shqiptare do të ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë-Armeni

Gjyqtarët shqiptare do të ndajnë drejtësinë në miqësoren Kosovë-Armeni

Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë të premte do të luajë miqësoren ndaj Armenisë.

Dardanët dhe armenët do përballen në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje që fillon në orën 19:00.

Drejtësinë në këtë duel do ta ndajnë gjyqtarë nga Shqipëria.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Xhulio Mani dhe Marjus Qose asistenët e tij. Florian Lata do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.

Kosova tri ditë pas ndeshjes me Armeninë, do të luajnë miqësoren tjetër kundër Komoreve poashtu në ‘Fadil Vokrri’.

Share This