Gjyqtarë nga Kosova në ndeshjen kualifikuese të Botërorit të futsallit

Gjyqtarë nga Kosova në ndeshjen kualifikuese të Botërorit të futsallit

Treshja e gjyqtarëve kosovarë, Besar Beqiri, Besart Ismajli dhe Florentina Kallaba do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen tejet të rëndësishme në kuadër të Grupit B në “Elite Round” për kualifikimet e Kupës së Botës në futsall.

Ata janë deleguar nga UEFA në ndeshjen Belgjikë – Ukrainë, falë vlerësimit të mirë në ndeshjet e deritashme në të cilat janë paraqitur.

Kjo ndeshje zhvillohet të premten në orën 20:00.

Share This