Gjykata Evropiane jep verdiktin: Superliga Evropiane mund të jetësohet
Superliga Evropiane mund të jetësohet.
Gjykata Evropiane i ka dhënë dritën jeshile krijimit të ligë, duke konsideruar se rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të klubeve janë në kundërshtim me ligjin evropian.
Vendimi i Gjykatës Evropiane është bërë publike në Luksemburg të enjtën.
Sipas këtij vendimi, UEFA dhe FIFA nuk kanë pasur drejtë ta ndalojnë projektin në vitin 2021.
“Kjo përbën një abuzim në nivel global dhe europian të UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në verdiktin e Gjykatës.
Dy klubet e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi si iniciatore të krijimit të Superligës tani mund të vazhdojnë me projektin e tyre për të jetësuar këtë ligë dhe nuk mund të përjashtohen nga garat e Ligës së Kampionëve sepse mbrohen nga rezoluta.