Gjuha e Kurtit, postimet Albulena Haxhiut, Dejona Mihalit e të tjerëve për Sami Lushtakun – VV gjobitet me 41 mijë e 500 euro nga PZAP

Gjuha e Kurtit, postimet Albulena Haxhiut, Dejona Mihalit e të tjerëve për Sami Lushtakun – VV gjobitet me 41 mijë e 500 euro nga PZAP

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në vendimin e datës 1 shkurt, ka dënuar me 35 mijë euro subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Vendimi i PZAP-së është marrë disa ankesave të Partisë Demokratike të Kosovës ndaj një deklarate të kryeministrit Kurti,postimi të ministres Albulena Haxhiu,  deklaratës së ministrit Faton Peci, kandidates për deputete të VV-së, Fitore Pacolli dhe Koordinatores  së Komiteteve në VV, Dejona Mihali, e të tjera.

Po ashtu është dënuar edhe me 1500 euro për tubimin në Drenas.

PZAP ka vlerësuar se kandidatët  për deputetë nga VV kanë përdorur gjuhë denigruese dhe urrejtëse ndaj PDK-së.

LVV është dënuar edhe me 4000 euro tjera për shkak të deputetes Fatmire Kollçaku.

Konkretisht, PDK është ankuar në PZAP për një deklaratë të kryeministrit Kurti, të bërë në një tubim në Drenas ka deklaruar “…jemi duke i hequr qafe, duke i pensionuar, dukë i eliminuar nga skena e pushtetit politikanët, himni i të cilëve nuk është rreth flamurit të përbashkuar, por rreth korrupsionit të përbashkuar, të dashur qytetare të Drenasit ata i ka bashkuar korrupsioni. Ata po i ndanë e po i përçan paraja e plaçkitur dhe zhvatur nga korrupsioni i tyre i përbashkët. Pra edhe një herë korrupsionin e kishin të përbashkët, por paraja po i ndanë e po i përçanë prandaj ata që ishin të pabesë janë bërë edhe të pashpresë”.

Po ashtu sipas ankesës, me datë 28 Janar 2025 kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht Ministre në Ministrinë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka postuar në profilin e saj në rrjetin social në facebook, deklarim me përmbajtje se gjuhës nxitëse dhe urrejtëse ndaj anëtarëve të PDK-së duke deklaruar “Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar ta sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z Komunës së Skenderajt e ka pre rrugën e Kryeministrit më qëllim sulmi. Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur kryeministrin se po i përdor veturat zyrtare, ndoshta është më mirë me e pyet Saminë se prej së cilës pompë të benzinës i ke komandu Huliganët e tu para se të nisesh si i frustruar.

Po ashtu në ankesën e datës 28 janar 2025, kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Dimal Basha ka publikuar në status në rrjetin e tij social në facebok, ku shkruan Vota për PDK është vetëm fuqizim për Sami Lushtakun e që Kosovës nuk i duhen më politikanë që sillen si bandita. Kosova nuk i duron më Banditat.

Po ashtu në ankesë pretendohet se me 27 janar 2025 në tubimin e mbajtur në Komunën e Skenderajt janë publikuar disa fotografi, në rrjetet sociale dhe mediat elektronike të mbështetësve të LVV, të mbledhur në këtë tubim, duke ngritur tre gishta lartë, gjest që sipas ankesës së PDK-së është simbol ekskluziv serb, i cili në tre vitet e fundit ka marr ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan.

Po ashtu, sipas ankesës pretendohet se me datë 28 janar 2025 kandidatja për deputete nga radhët e LVV,  Fitore Pacolli ka postuar në profilin e saj në facebook video incizim me përmbajtje të gjuhës urrejtëse ndaj subjektit politik PDK.

Po ashtu pretendohet se me datë 28 janar 2025 mbështetësi i subjektit politik LVV, aktualisht asistent personal ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes, Afrim Berisha ka publikuar në Facebook një status me gjuhë të urrejtjes ndaj PDK-së.

PDK është ankuar në PZAP është për një deklaratë të bashkëkryetarit të GUXO, Faton Peci, i cili në një tubim në Drenas, sipas PDK-së ka përdorur gjuhë nxitëse, urrejtëse dhe denigruese ndaj partive kundërshtare.

PDK po ashtu është ankuar edhe për gjuhën e përdorur nga Dejona Mihali e VV-së, në një postim në Facebook, ku sulmon Sami Lushtakun.

Ankesat janë cilësuar si të bazuara nga PZAP. /ballkani.info/

Share This