“Gjithmonë ëndërroja Realin”, përlotet talenti brazilian
Reali i Madridit pret një tjetër “yll”. “Los Blancos” kanë prezantuar sot Endrick, sulmuesin e talentuar brazilian.
18-vjeçari ka firmosur deri në 2030 me kampionët e Spanjës dhe Europës, teksa ka zgjedhur fanellën me numër 16.
Gjatë prezantimit përpara tifozëve të rinj në mitikun Bernabeu, adoleshenti nuk i mbajti dot lotët, teksa u shpreh:
“Jam shumë i lumtur. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i Realit dhe sot ndodhem këtu. Kjo është një çmenduri!
Nuk gjej fjalët e duhura për të përshkruar atë që ndiej në këto momente. Gjithmonë kam ëndërruar të vija këtu, ëndërr që po realizohet sot”.
Rreth 48 mln euro do të paguajë Reali i Madridit në arkat e brazilianëve të Palmeirasit për kartonin e Endrick, i cili numëron 10 ndeshje dhe 3 gola me kombëtaren e Brazilit. /SS/