Gjithë verës pranë Milanit, sulmuesi del hapur: Dua Interin!
Mehdi Taremi kërkon me ngulm transferimin në Itali. Sulmuesi iranian “flirtoi” gjatë me Milanin gjatë merkatos verore, teksa në dimër mund ta shohim tek Interi.
31-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me portugezët e Portos, skuadër ku luan prej gushtit të vitit 2020.
Taremi, i cili numëron 39 gola me kombëtaren iraniane, shpreson të firmosë me nënkampionët e Europës në seksionin e ardhshëm të merkatos.
Dëshirë që konfirmohet nga Rahman Rezaei, zëvendës trajneri i kombëtares së Iranit, i cili për Sportitalia u shpreh:
“Kam biseduar me Taremin për të ardhmen. Atij i pëlqen shumë hipoteza Inter. Ka ardhur moment të largohet nga Porto dhe të hedhë hapin e madh në karrierë.
Nëse ekziston mundësia, Taremi është gati të transferohet tek Interi që në merkaton dimërore. Sipas mendimit tim, ai mund të formojë një dyshe shumë të mirë me Lautaron.
Edhe unë e këshillova që të largohet nga Porto pa pengje. Ka edhe klube të tjera që interesohen për Taremin.
Por kur të kërkon një klub si Interi, finalist i Championsit, të gjithë të tjerët bëhen vigjilentë dhe pyesin veten se pse e duan zikaltrit”, deklaroi Rezaei.