Gjithçka zyrtare, Fury e Usyk do të “përplasen” në Rijad
Tashmë gjithçka është zyrtare, përballja që do të përcaktojë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rëndë në sportin e boksit, mes Tyson Fury e Oleksandr Usyk është vendosur të zhvillohet më 23 dhjetor, në Arabinë Sauditë.
Përballja mes “gyps king”, siç njihet ndryshe, Fury dhe 36-vjeçarit ukrainais do të zhvillohen në Riyad, teksa pritet që të jetë në “betejë” tejet e luftuar dhe me plot emocion, për të “dashuruarit” me sportin e boksit.
Palët edhe më parë ishin në bisedime për një përballje mes tyre, por vetëm me ndërhyrjen e Arabisë Saudite është arritur një marrëveshje, e cila sipas mediave konsiderohet si më e madhja ndonjëherë në histori të boksit.