
Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar të boksit ‘Lah Nimani’
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do ta organizojë turneun e 17-të ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili do të mbahet me 17 dhe 18 maj në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
FBoxK-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Kroacia, Sllovakia, Shqipëria, Mali i Zi dhe nga Maqedonia e Veriut. Selektori Faton Xhakli e ka bërë përzgjedhjen e boksierëve që do ta përfaqësojnë Kosovën. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 17 maj, me fillim nga ora 16:00, ndërsa finalet të nesërmen, më 18 maj me fillim nga ora 12:00.