Gjithçka gati për Suedinë, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “fortesën” e “Friends Arena”

Gjithçka gati për Suedinë, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “fortesën” e “Friends Arena”

Mbrëmjen e së hënës, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojnë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në testin e dytë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Suedisë, me “Vikingët”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Pas përfundimit të konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Ylber Ramadani, skuadra zbriti në fushën e lojës dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Friends Arena”, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin miqësor ndaj Suedisë, stërvitje që zgjati më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes.

Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. I gjithë fokusi është vetëm te sfida e dytë miqësore e marsit ndaj Suedisë.

Ndërkaq, kujtojmë se kjo është një përballje shumë e rëndësishme për “Legjionarët” tanë, që kërkojnë të hedhin “pas krahëve”, humbjen katastrofike 0 me 3, ndaj Kilit.

Share This