Gjithçka gati për Evropianin e xhudos në Prishtinë

Gjithçka gati për Evropianin e xhudos në Prishtinë

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale mund të përballen mes vete vetëm në finale.

Ndërsa short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se çdo gjë është gati sa i takon organizimit Kampionatit Evropian të Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.

“Nesër (e shtunë) prej orës 10:30 do të nis Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë.

Sot është hedhur edhe shorti, dhe dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë”, ka shkruar KOK.

“KOK fton gjithë tifozët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për t’iu dhënë përkrahjen e madhe garuesve tanë”.

Ndryshe, sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Share This