Gjithçka gati për Evropianin e Hapur të Xhudos
Vetëm dy ditë na ndajë nga fillimi i Kampionatin Evropian i Hapur i Xhudos.
Kjo ngjarje sportive që është një nga më të mëdhat që zhvillohet në vendin tonë, vjen ekskuzivisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Evropiani i Hapur i xhudos, do të nis në shtunën me rrethin preliminar nga ora 10:30, ndërsa blloku final zhvillohet nga ora 17:00.
“Të shtunën (16 dhjetor, raundi preliminar nga ora 10:30, blloku final nga ora 17:00). Formati është i ri. Do të zhvillohen vetëm dy kategori peshash (femra -57 kg, meshkuj -73). Gjithsej 300,000 euro do të dhurohen për kategori peshe. Dy fituesit do të marrin secili 55,000 euro, finalistët 35,000 euro secili dhe xhudistët e vendit të pestë do të marrin secili nga 10,000 euro të tjera”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.
Listat fillestare sipas këtij njoftimi, kryesohen nga kampionja olimpike e Tokios, Nora Gjakova (-57/KOS) dhe numri një i botës Hidayat Heydarov (-73/AZE). Janë regjistruar gjithsej 42 xhudistë nga 27 vende.
Paraqitja e heroinës vendase dhe kampiones olimpike Distria Krasniqi (KOS, numri një në botë -52 kg) në kategorinë e peshës më të lartë do të jetë burim i pritjes së madhe.
“Kjo premierë është e veçantë për ne nga shumë këndvështrime. Ne po e presim ngjarjen për herë të parë, me një format të ri dhe çmim jashtëzakonisht të lartë. Ne kemi pritur për një kohë të gjatë për këtë ngjarje. Pritja nuk mund të jetë më e madhe”, tha presidenti i Federatës së Kosovës dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të EJU-së, Agron Kuka.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata Evropiane e Xhudos.