Gjimshiti: Tifozët mezi e presin ndeshjen ndaj Serbisë

Gjimshiti: Tifozët mezi e presin ndeshjen ndaj Serbisë

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë në podkastin e Heidi Lushtakut, që është edhe bashkëshortja e Merih Demiral, ish-shokut të skuadrës së mbrojtësit.

Kapiteni ka thënë se tifozët mezi e presin këtë ndeshje, por nuk do të ketë asnjë rrezik.

“Shpresoj që jo. Ne luajmë futboll dhe nuk duhet të përzihemi me politikën. Futbolli është diçka që ndiqet më shumë në të gjithë botën. Sa i përket asaj ndeshje, kur ka qenë shorti i grupeve, nuk kam qenë i lumtur sepse më janë kujtuar ato që kanë ndodhur në 2014-n. Sigurisht që kam menduar: Jo, jo, mos prapë! Por, tani që ka kaluar edhe kohë, është zhvilluar edhe futbolli në Shqipëri dhe tifozët mezi e presin atë ndeshje, por nuk do të jetë ndonjë rrezik. Do të merren masat dhe do të luajmë vetëm futboll. Shpresojmë!”, ka thënë Gjimshiti.

Share This