Gjimshiti pas barazimit Sporting-un: Luajmë shansin në ndeshjen e kthimit, tani e kemi mendjen te Juventusi
Berat Gjimshiti mendon se barazimi 1-1 i Atalantës ndaj Sporting Lisbonës në transfertë është një rezultat i mirë dhe se skuadra ka treguar reagim pas sfidave që kishte gabuar së fundmi në kampionat.
Duke folur për “Sky Sport” pas ndeshjes së Ligës së Europës, ai theksoi se tashmë ekipi ishte përqendruar menjëherë te ndeshja e radhës ndaj Juventusit.
“Gjëja më e rëndësishme ishte të vinim këtu dhe të bënim lojën tonë si gjithmonë, e gjithë skuadra ka treguar një reagim pas ndeshjeve të fundit. Nuk ishte e lehtë pas 2-3 ndeshjeve të fundit dhe të kishim më shumë raste për shënim se Sportingu. Na mungoi fati, por rezultati 1-1 është i pranueshëm dhe do të luajmë shansin tonë në ndeshjen e kthimit.
Skuadrën e pashë mirë, nuk kishte presion. Vinim nga ndeshje të vështira në të cilat kemi dhënë gjithçka, ndoshta duke gabuar. Për këtë arsye ishte edhe më e rëndësishme që të çonim përsëri kokën në Europë dhe të tregonim se skuadra është aty.
Shumë ndeshje në një kohë të shkurtër? Kur hyn në ndeshje, adrenalina nuk të bën të ndjesh lodhjen, është shumë e rëndësishme të jesh mirë dhe jesh i freskët në kokën tënde.
Juventusi? Tani luajmë çdo 3-4 ditë, jemi mësuar duke luajtur katër ndeshje në 11 ditë. Vjen ndeshja e radhës ndaj që tani mendojmë për Juventusin.
Giokeres? Ka shumë cilësi, është i shpejtë dhe fizik, ka gjithçka duhet për t’’u bërë një sulmues i madh. Por unë mendoj për veten time”, tha Gjimshiti pas sfidës së sotme.