Gjimshiti nuk dorëzohet, mbrojtësi pritet të luajë kundër Juventusit
Ndonëse pësoi një lëndim të rendë në kokë në ndeshjen e fundit kundër Udineses në kampionat, mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti shtrëngon dhëmbët dhe do të jetë i pranishëm në sfidën e sotme që zikaltërit do të luajnë kundër Juventusit.
Në fakt trajneri Gasperini e ka grumbulluar Gjimshitin për sfidën e sotme kundër bardhezinjve, madje mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi pritet që të nisë si titullar ndeshjen kundër torinezëve.