Gjimshiti me shokë “turpërojnë” Liverpool, “Të Kuqtë” çmontohen në “Anfield”

Gjimshiti me shokë “turpërojnë” Liverpool, “Të Kuqtë” çmontohen në “Anfield”

Nuk mund të kishte rezultat më turpërues të paktën në sy, të tifozëve të tu.

“Të Kuqtë” e Liverpool janë mundur paq, mbrëmjen e kësaj të enjteje, me “Bergamaskët” e Atalanta, që nuk kanë treguar aspak mëshirë, për kundërshtarët, në “mitikun” anglez, të “Anfield Road”, duke i mundur djemtë e Jurgen Klopp, me rezultatin e pastarë, 0 me 3.

Për skuadrën, pjesë e së cilë është edhe kapiteni i Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti, i cili si zakonisht ishte titullar i padiskutueshëm, golat u shënuan nga “bomberi” italian, Gianluca Scamacca, me një dopietë në minutat 38’ e 60’, ndërsa”fantazisti” kroat, Mario Pasalic “vulosi” humbjen e thellë, të anglezëve, në minutën e 83’-të, pas një gabimi të Kelleher.

Falë këtij rezultati, Atalanta e Gjimshitit mund të jetë shumë pranë një arritjeje historike, siç është edhe eliminimi nga një tur evropian, i “Të Kuqve”, të Liverpool, që ishin padyshim favoritët për fitimin e trofeut, megjithatë gjithçka do të vendoset më 18 prill, me djemtë e Jurgen Klopp, që do të tentojnë gjithçka në “Gewiss Stadium”.

Share This